BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka bërë të ditur për takimin me ekipin evropian që do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ky monitorim shpreh përkushtimin e BE-së për demokracinë.

“Ekipi kryesor i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka shkruar ai në X./telegrafi/

Read Previous

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Read Next

Pse BE-ja duhet t’i kushtojë vëmendje strategjisë së Italisë dhe Shqipërisë për emigracionin