Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, në bashkëpunim me njësi të tjera policore, ka realizuar një aksion bastisjeje pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës.
Gjatë bastisjes në pronën e personave të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë që dyshohet të jetë narkotike – kokainë me peshë 5.71 gram, një pushkë ajrore, 23 fishekë revoles, dy peshore si dhe dëshmi të tjera relevante që lidhen me rastin.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së Gjakovës, në asistencë nga njësi tjera të Gjakovës, ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykatës Themelore Gjakovë për bastisjen e pronës së të dyshuarve.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova: substancë që dyshohet të jetë narkotike – kokainë me peshë 5.71 gram, një pushkë ajrore dhe 23 fishekë të revoles, dy (2) peshore dhe dëshmi tjera relevante me rastin.
Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë, provat materiale janë sekuestruar, është proceduar rasti për ‘Blerje, shitje posedim të substancave narkotike’.
Dy të dyshuarit me vendim janë ndaluar në afat deri në 48 orë.”

