Bashkëjetonte me një vajzë të mitur, burri në Gjakovë përfundon në Polici

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, si i dyshuar për veprën penale “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare.”

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është kapur dje rreth orës 18:00, pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër  kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Aksident në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motorit

Read Next

A do ta marrin qytetarët vaksinën antiCovid?