Aksident në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në një aksident me motor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Blu” në Tiranë.

Mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25-vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin F. H., rreth 30-vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi F. H..

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

Read Previous

Vrasje në tentativë në Rahovec

Read Next

Bashkëjetonte me një vajzë të mitur, burri në Gjakovë përfundon në Polici