Barnatorja e QKMF-së me sasi të mjaftueshme të insulinave deri në furnizimin e ardhshëm

Medikamenti kryesor për diabetikët është insulina. Në barnatorën e qendrës kryesore të mjeksisë familjare në Gjakovë ky ilaq është i mjaftueshëm në tri llojet Novomix, Novorapid dhe Levemir. Kështu thotë shefi i barnatores në këtë institucion Shkumbin Dushi i cili tregoi se qytetarët po vazhdojnë të marrin sasin e nevojshme çdo ditë.

Ndërsa për muajin Nëntor ende nuk është bërë furnizimi  ndonëse është bërë kërkesa mirëpo sipas Dushit pritet që së shpejti të bëhet furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë. Ai tutje ka theksuar se në muajt e fundit furnizimi është bërë me rregull  dhe shpreson që njëjtë të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Read Previous

90 vjetori i Nuhi Vincës, veprat e të cilit ndikuan në zhvillimin e poezisë

Read Next

Java sensibilizuese e diabetit