Edhe pse bëri disa afrime me peshë këtë verë, merkato e Barcelonës nuk ka përfunduar ende. Katalanasit po kërkojnë të afrojnë dhe dy mbrotjës krahu.
Nga ana e majtë po provohet të mbyllet sa më shpejtë marrëveshja me Chelsea-n për Marcos Alonso-n.
Për krahun e djathtë ka dal një emër i ri dhe siç duket ka fituar terren më shumë se të tjerët. Pasi morën “Jo” nga Cesar Azpilicueta, katalanasit synojnë Juan Foyth-in e Villarreal-it.
Sipas “Mundo Deportivo”, Claudio Curti, agjenti i Foyth, është parë duke lënë terrenin stërvitor të Barcelonës pas takimit me Mateu Alemany të martën.
Villarreal nuk do të lehtësonte në asnjë mënyrë marrëveshjen me Barcelona-n. Ata e kanë bërë të qartë se argjentinasi largohet nëse paguhet klauzola e tij, 42 milionë euro.
“Nëndetësja e Verdhë” do të kishte një shans të mirë për të fituar të ardhura, pasi e transferoi mbrojtësin për 15 milionë euro nga Tottenham një vite më parë.
Nën drejtimin e Unai Emery, Foyth është transformuar nga një qendërmbrojtës në një mbrojtës krahu. Rol të cilin e mbulon dhe te Kombëtarja e Argjentinës.
Me skuadrën spanjolle, 24-vjeçari numëron 71 paraqitje, dy gola dhe dy asistime. /Albanianpost.com