Barack Obama pritet ta paraqesë mbështetjen e tij për Kamala Harrisin

Image: NBC News

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, po planifikon ta bëjë publike mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten, Kamala Harris si kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale, ka raportuar NBC News të enjten.

Obama privatisht i ka shprehur mbështetje të plotë kandidaturës së Harrisit, dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të, citohen raportet e burimeve të afërta me diskutimet.

“Ndihmësit e Obamës dhe Harrisit kanë diskutuar gjithashtu për organizimin e paraqitjes së tyre së bashku në fushatë, megjithëse nuk është caktuar një datë”, thuhet në raport.

Meqë askush nuk doli hapur për ta sfiduar Harrisin për nominimin, ajo fitoi mbështetjen e delegatëve të partisë të hënën, një ditë pasi presidenti, Joe Biden njoftoi se ai do të hiqte dorë nga gara e tij për rizgjedhje. /Koha.net/

Read Previous

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për mashtrim me Bitcoin

Read Next

KQZ: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët mund t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet