Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, të hënën me një postim në X shfaqi përkrahjen që ka për familjet të cilët emigrojnë në Amerikë.
“Trembëdhjetë vjet më parë, administrata ime veproi për të mbrojtur të rinjtë që ishin amerikanë në çdo aspekt, përveçse në letër”, shkroi ai.
Ai përmendi Masën e Shtyrjes së Veprimit për të Ardhurit si Fëmijë (DACA), një program i miratuar nga administrata e tij në vitin 2012.
“DACA ishte një shembull se si mund të jemi një komb emigrantësh dhe njëkohësisht një komb ligjesh. Dhe është një shembull që ia vlen të kujtohet sot, kur familjet me prejardhje të ngjashme, që thjesht duan të jetojnë, të punojnë dhe të mbështesin komunitetet e tyre, po demonizohen dhe trajtohen si armiq”.
“Ne mund ta rregullojmë sistemin tonë të dëmtuar të emigracionit, duke njohur ende njerëzinë e përbashkët dhe duke u trajtuar me dinjitet e respekt. Në fakt, kjo është e vetmja mënyrë për ta arritur këtë”, shtoi ai”
Ky reagim vjen pasi administrata e presidentit aktual Donald Trump ka vendosur të zgjerojë dëbimet e emigrantëve. /KosovaPress/