Ende janë këmbëngulës në kërkesën e tyre, banorët e lagjes Gjekaj në fshatin Cërmjan janë mbledhur sot për të kërkuar edhe njëherë një rrethrrotullim në afërsi të shtëpive të tyre në rrugën nacionale Dollc-Gjakovë, që sipas kryetarit të fshatit Genc Hoxhaj kjo kërkesë është jetike.
Përfaqësuesi i kësaj lagjeje së bashku më një numër të konsiderueshëm të banorëve dolën në proteste për të arritur deri në kërkesen e tyre, e që sipas tij nëse nuk realizohet i përballë ata me rrezik për jetën.
Kujtojmë që lidhur me këtë çështje kohë më parë ne kemi kontaktuar edhe departamentin për menaxhimin e rrugëve pranë Ministrisë të Infrastrukturës dhe kemi marrë përgjigjen se një rrethrrotullim me hyrje dalje gjendet tek ura e Rakovinës tek udhëkryqi për në fshatin Cërmjan, ku gjendet edhe mbikalimi i cili është punuar nga firma projektuese e që është në realizim e sipër.