Banorët e Gjakovës kanë ankesa për mosmirëmbajtjen e parqeve

Natyra është pjesa ku shumica prej njerëzve kalojnë kohën e tyre. Në disa lagje të komunës së Gjakovës po del të jetë e kundërta përshkak të mosmirëmbajtjes. Në lagjen Gecë banorët janë shprehur se në parkun e Lirisë rreth 20 vite gjendja është e njëjta. Banorët lënë fajtor edhe Kompaninë KRM “Çabrati”.

Afër qytetit, në rrugën ‘’Marin Barleti’’ i gjithë parku duket se është jashtë funksionit. Mbeturinat kanë kapluar lagjen e era e bënë të pakalueshme këtë rrugë. Litafete Byci banore e kësaj lagje thotë se ka vite që nuk është pastruar në këtë park.

Persona të tjerë që janë banorë afër shkollës së mesme të mjekësisë në Gjakovë kanë të njëjtën ankesë ku mbeturinat janë bërë problematika më e madhe e tyre por që nuk pranuan të prononcohen para kamerës. Edhe Valmir Berisha po e thotë të njejtën. Shtepia e tij është në pjesën e sipërme të Lumit Krena ku i gjitha kjo pjesë është shndërruar në vend mbeturinash.

TV SYRI vizitoi edhe Kompaninë KRM “Çabrati” për t’u informuar se si është gjendja me parqet në Gjakovë.

Banorët apeluan që sa më shpejt të investohet në parqe dhe kështu të mos ketë më kundërmim.

Read Previous

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Read Next

Haxhiu: Po manipulohet me numrin e vdekjeve nga COVID-19