Banorët e fshatrave Rracaj, Dallashaj dhe Shishman, tash e sa vite kanë problem me rrjetin elektrik

Rrjeti elektrik që është një prej kushteve elemetare për jetesë, banorëve të fshatrave, Rracaj, Dallashaj, Shishman dhe me gjerë po u sjellë problem tash e sa vite dhe shprehen se janë shumë të pakënaqur me shërbimet e ofruara nga KEDS.

Agron Beqaj, banor i fshatir Rracaj, ka shtuar se para dy viteve kemi pasur premtime qw kanw me u vendos shtyllat e betonit brenda javes por nuk kan ardhur ende.

I pakënaqur ishte edhe kryetari i fshatit Dallashaj, ku wshtw shprehu se qw 20 vite asnje shtylle apo kabllo elektrike pwrkunder kerkesave qw i kemi ba vazhdimisht

Gjendje aspak më të mirë në rrjetin elektrik nuk kishin as banorët e fshatit Shishman, të cilët nuk dëshiruan të prononcohen para kamerës së televisionit tonë. Ata u shprehen se KEDS ka kohë që ka premtuar përmirësim të gjendjes, por asnjë veprim konkret nuk është bërë në këtë drejtim. Fshatarët janë detyruar që privatisht me financim vetanak të bëjnë hapjen e gropave dhe blerjen e gypave të shtyllave elektrike.

Ne kontaktuam edhe drejtorin e KEDS-it në Gjakovë, Kreshnik Sokoli, ku përmes një emaili zyrtar morëm këtë përgjigje:

Ju e dini që KEDS kishte trashëguar një rrjet ne gjendje të vjetruar ku nuk ishte investuar dekada me radhë. Me të marrë kompetencat pas privatizimit kemi filluar menjëherë me investime.

“Deri tash kemi KEDS ka implementuar rreth 1500 projekte në nivel vendi nga të cilat dhjetëra sosh vetëm ne Komunën e Gjakovës. Kemi investuar edhe në zonën qe i apostrofoheni ju duke përforcuar pika të ndjeshme në fshatin Rracaj, ndërsa fshatrat Dallashaj dhe Shishman janë në proces të implementimit të projekteve. Më lejoni t’u kujtoj se nuk mund te kryhen te gjitha punët njëherësh.

Ne punojmë në bazë të planit dinamik të investimeve dhe parashohim t’i mbulojmë të gjithë konsumatorët, përfshirë rajonet e cekuar nga ana juaj përfundon” email nga KEDS- Gjakovë

Read Previous

Zyrtare, lehtësohen masat antiCOVID në Kosovë

Read Next

Kusari – Lila viziton konviktin “Sadik Stavileci”, premton investime të reja – KRONIKË ZGJEDHORE