Banorët e fshatit Shqiponjë në protestë

Që nga mëngjesi i sotëm rruga është bllokuar! Banorët e fshatit “Shqiponjë” – ish Jabllanicë të komunës së Gjakovës protestuan lidhur me rrugën ” Dëshmorët e 6 Prillit” ku mes tjerash po tregojnë se me çka po përballen tash e sa kohë.

E një tjetër banor i këtushëm po mundohet ta qetësojë situatën duke treguar procedurat lidhur me këtë rrugë.

Tv Syri ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me rastin. Eljes Surdulli, këshilltar në këtë ministri nëpërmjet telefonit ka thënë se ne jemi bashkëfinancues në këtë rast, kurse të gjitha kompetencat për situatën aktuale në këtë rrugë i takojnë komunës së Gjakovës ka shtuar në fund Surdulli.  Tutje redaksia kontaktoi përmes postës elektronike dhe telefonit edhe zyrën për informim në komunën e Gjakovës. Mirëpo deri në momentin kur po transmetohet kjo kronikë nuk kemi marrë përgjigje zyrtare.

Read Previous

​Gërvalla në Londër: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit

Read Next

Interesim i ulët për imunizim me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19