Interesim i ulët për imunizim me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Ministria e shëndetësisë ditë më parë ka marrë vendim që të administrojë edhe dozën e tretë të vaksines anti-covid.

Doza e tretë do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Në komunën e Gjakovës interesimi për këtë dozë është i ulët, kështu shprehen profesionistët shëndetësorë në qendrën e vaksinimit ‘’Fehmi Agani’’. Ndërkaq kryeinfermierja e kësaj qëndre Makfirete Berisha përmes telefonit deklaroi se mesatarja e imunizimit me dozën e tretë për dy ditë është diku rreth 130 qytetarë, kjo për shkak edhe të ndërprerjes së energjisë elektrike. Theksojmë që sipas MSH dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç sipas intervaleve kohore për dozat e lartcekura.

Read Previous

Banorët e fshatit Shqiponjë në protestë

Read Next

Fshati i Gjakovës dekorohet në mënyrë përrallore (FOTO)