Deponia e mbeturinave inerte në Rogovë të Hasit pas pastrimit total po krijohet përsëri nga banorë të papërgjegjshëm të cilët po hedhin mbeturinat në një zonë që nuk është deponi legale. Banorët e kësaj ane janë të shqetësuar për mbeturinat që gjenden afër rrugës kryesore që të dërgon në Rogovë.
Shqetësimi i banorëve është i madh sepse një deponi në dimensione të tilla mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme tek banorët e fashatit.
Në lidhje me këtë problematikë ne përmes telefonit kontaktuam me menaxherin e operativës në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave, “Çabrati” Xhelal Bellaja i cila tha që kompanija nuk ka kapacitete për largimin e mbeturinave inerte dhe e njejta nuk është e kontraktuar nga komuna për veprime të tilla.