Banorët e fshatit Molliq janë në hall me shpejtësinë e veturave nga ngasësit e pakujdesshëm. Ata thonë se kjo gjë është shumë shqetësuese dhe në një situatë të tillë janë të detyruar të marrin masa shtesë për të parandaluar më të keqen e mundshme.
Krahas shpejtësisë së makinave, banorët e këtushëm ankohen edhe për problemet në rrjetin aktual elektrik, ndriçimin si dhe vërshimet që nuk janë të rralla nga burimi i Vrellës.
Të gjendur në një situatë të tillë, banorët e fshatit Mulliq, apeluan që institucionet t’i kenë parasysh kërkesat e tyre, sepse të njëjtit janë edhe taksapagues të rregullt ndaj shtetit.