Banorët e Dolit pastrojnë fshatin me iniciativë individuale

Fshati Dol në komunën e Gjakovës është i njohur për pamjet e bukura dhe ajrin e pastër. E një tjetër karakteristikë janë banorët e përkushtuar që kanë marrë një iniciativë interesante. Ata organizohen dhe bashkë dalin për të pastruar fshatin.  Palush Nikolla nga këtu tregon se si ka ardhur deri tek kjo vet iniciativë e banorëve.

Organizimi është fare i lehtë thonë vendasit, të cilët bëjnë ftesë që shembullin e Dolit ta ndjekin edhe fshatrat e tjera.

Banorët këtu mblidhen shpesh dhe vetorganizohen për rregullimin e problemeve që paraqiten në komunitetin e tyre. Afërsia me qytetin bën që ky vend të ketë shumë vizitorë. Andaj vendasit kërkojnë nga vizitorët që enden rrugëve të Dolit të kursejnë këtë ambient nga mbeturinat e panevojshme.

Read Previous

Qazim Rrahmani dorëzon dorëheqjen nga pozita e zëvendësministrit në MFPT

Read Next

Fillon kampanja “Sofra e Ramazanit”