Banorët që jetojnë në banesat kolektive përballë Gjykatës themelore në qytetin e Gjakovës kanë telashe me kanalizimin. Në podrumin e kësaj banese ujërat e zeza kanë dalur në sipërfaqe si pasojë e dëmtimit të gypave të kanalizimit. Shpend Kadrija banon këtu nga vitet e 90-ta dhe sipas tij rrjeti i kanalizimit është vjetëruar shumë, andaj ajo që është mëse e nevojshme është sanimi dhe rregullimi I kanalizimit.
Kadrija thotë se përveq telasheve me ujërat e zeza banorët nuk po mund ti hapin as dritaret e dyert nga kundërmimi i rëndë.
Këtë problem e kanë adresuar në institucionet komunale, por që deri më tani sipas tyre nuk është ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.
24 familjet e kësaj banese bëjnë thirrje që të intervenohet në sanimin e kësaj gjendje pasi që sipas tyre ekziston rreziku i ndonjë epidemie.Ata mbesin me shpresën që ky problem të zgjidhet sa më parë nga organet kompetente.