Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë e nxitur nga konsumi dhe investimet e diasporës në ndërtime

Banka Botërore, në raportin e fundit të titulluar “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, ka vlerësuar se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, e publikuar nga Zëri i Amerikës, rajoni pritet të shënojë një rritje ekonomike prej 3.3 për qind në vitin 2024, krahasuar me 2.6 në vitin 2023 dhe kjo rritje e “moderuar” pritet të vazhdojë përgjatë vitit 2025.

Në Kosovë, sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike është 3.8 për qind, kryesisht e nxitur nga konsumi dhe investimet e diasporës në ndërtime.

Sfidat kryesore për Kosovën, sipas raportit, mbesin reformat në sektorin e energjisë, furnizimit me ujë dhe përmirësimin e kapitalit njerëzor, si dhe lidhjet me tregjet e jashtme.

Në mesin e rreziqeve, Banka Botërore thekson trysninë për rritjen e shpenzimeve buxhetore në prag të zgjedhjeve, por edhe pasigurinë e vazhdueshme gjeopolitike, përfshirë në kontekstin e veçantë politik të Kosovës.

Në raportin mbi rritjen ekonomike dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në të, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje krahasuar me viti 2023. Shqipëria ka përjetuar të njëjtin nivel të rritjes ekonomike si në vitin 2023, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend që ka rënie ekonomike në rajon, nga 6.3 për qind në 2023 në 3.4 për qind në vitin 2024./Albanianpost.com

Read Previous

Gërvalla: Kosova me FSK-në është shembull i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara

Read Next

Kriza globale e ujit e lë gjysmën e prodhimit botëror të ushqimit në rrezik në 25 vitet e ardhshme