Sipas informatave që ka siguruar televizioni Syri banesa në të cilën është kthyer serbja në fjalë është në pronësi të komunës së Gjakovës. Kjo figuron edhe në dokumentet të cilat janë në gjuhën serbe ku ndër të tjera citohet se e lartëpërmendura është qiramarrëse dhe jo si blerëse që do të thotë se nuk ka pronë të saj, nuk ka fletëposeduese në komuën e Gjakovës. https://www.syri-vision.tv/
Sipas burimeve të mediumit tonë gruaja me shtesësi serbe është nga Klina. Ajo ka deklaruar se para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë ka punuar në organet e punëve të brendshme që në atë kohë është njohur si Supi apo Sekretariati i Punëve të Brendshme. Që do të thotë se ka punuar në organin më gjakpires të kohës ku në atë ndërtesë u torturuan dhe u masakruan shumë qytetarë të komunës tonë dhe dyshohet se serbja në fjalë mund të jetë pjesëmarrëse ose dëshmitare e shumë torturave dhe masakrave që janë kryer nga okupatori serb mbi popullatën e pafajshme. https://www.syri-vision.tv/
Përveq kësaj shtetasja serbe ka kërkuar që banesa ti renovohet. Komisioni vlerësues pranë komunës së Gjakovës, pjesë e të cilit janë disa zyrtar komunal si Albana Hana Bakalli dhe Armend Behluli e kanë marrë për bazë kërkesën e qiramarrëses serbe. Ata kanë vizituar banesën në të cilën është kthyer për të jetuar serbja për të ia renovuar objektin e banimit, për ti ofruar kushte komode për jetesë në banesën që është pronësi e komunës, kur dihet se ky renovim do të bëhet nga taksat e qytetarëve tanë.
Ne kemi kontaktuar edhe drejtoreshën për gjeodezi kadastër dhe pronë në Gjakovë, Afërdita Lama për të siguruar certifikatën zyrtare të pronësisë për rastin në fjalë. Sipas saj ekziston certifikata origjinale e cila fakton se banesa është pronë e komunës së Gjakovës. Por te gjithe kete nuk po mund te pajtohet nena heroike Ferdone Qerkezi E cila ende i pret 4 djemt e saj dhe burrin ku koleget e kesaj serbe ja vran dhe ja zhduken trupat e tyre, Ne tash po ju transpetojm edhe thirrjen e nenes ferdonije.https://www.syri-vision.tv/