Ballkani përballet sot me Viktoria Plzen

FC Ballkani do të përballet sot me Viktoria Plzen, duke filluar nga ora 18:45.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Ballkani është nikoqir i çekëve, ndërsa ndeshja në Tiranë do të zhvillohet pas ngarkesës së madhe të stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i cili tashmë ka shkuar në rinovim dhe nuk pritet të jetë gati deri në pranverë.

“Në orën 18:45 në Tiranë, jemi nikoqir të Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa Conference League. Për të qenë bashkë edhe kësaj here, biletat tuaja mund t’i siguroni tek kiosku para hyrjes VIP tek stadiumi “Air Albania” sikurse që vazhdon shitja edhe online, përmes linkut të mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do”,  shkruan në njoftimin e FC Ballkanit, të postuar në Facebook.

/klankosova/

Read Previous

KEDS-i kap 600 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

Read Next

Aksion në Europën Juglindore – Shkatërrohen grupe kriminale, 566 të arrestuar në një javë