Ballkani niset drejt Rumanisë, nesër përballet me CFR Cluj

Kampioni i Kosovës, Ballkani është nisur sot drejt Rumanisë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.

Aventura e Ballkanit në Evropë do të përfundojë nesër, ku e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare si mysafirë i CFR Clujit.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës, dhe zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Dr. Constantin Radulescu”.

Më poshtë mund t’i gjeni disa foto nga nisja e Ballkanit drejt Rumanisë. /KosovaPress/

Read Previous

Të enjten Procesi i Berlinit, Kosova pret nënshkrimin e tri marrëveshjeve

Read Next

​Polonia investon 75 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë