Balla: Procesi i vetingut në polici do të vijojë, mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka deklaruar se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë.

Ndaj dhe – sipas tij – për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit, si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi.

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, ka theksuar Balla.

Sot nis edhe vettingu në Policinë e Shtetit.

Dhe Ministria e Brendshme ka bërë me dije se seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sakaq është konfirmuar në detyrë, drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se janë tre drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

“Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al”, vijon njoftimi. /Albanianpost.com

Read Previous

Mbi 40 mijë euro dyshohet se u vodhën sot në grabitjen e armatosur në Prishtinë

Read Next

Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, përballje të zjarrta në fazën e eliminimit direkt