Baleti Kombëtar për herë të parë në Azi

Baleti Kombëtar i Kosovës për herë të parë që nga themelimi do të prezantohet në Azi.

Bëhet e ditur se institucioni kulturor do të prezantohet në Korenë e Jugut.

“Baleti Kombëtar i Kosovës, me datën 23 shtator, do të udhëtoj për në Seul, ku për herë të parë që nga themelimi 52 vite më parë, do të prezantohet në Azinë e largët, përkatësisht në Festivalin ‘Cheonan World Dance Festival 2024’ në Korenë e Jugut”, ka njoftuar BKK.

Ky festival ka traditë të organizimit nga viti 2003, teksa bashkon çdo vit, mbi 800,000 turistë vendor dhe ndërkombëtarë./rtklive

Read Previous

Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it mbi situatën në veri

Read Next

Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian