Bajrami: Siguria kibernetike është problem global

(FOTO: Telegrafi)

Në ICK është mbajtur konferenca e sigurisë kibernetike “DefendX23”.

Hafize Bajrami, nga Ministria e Mbrojtjes ka thënë se gjatë vitit 2023, kanë themeluar Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Bajrami ka thënë se në vitet e kaluar në Ministrinë e Mbrojtjes është diskutuar shumë pak për sigurinë kibernetike.

“Siguria kibernetike është diskutuar vetëm në kuadër të IT, pastaj kanë filluar bashkëpunimin me Iowa për ngritjen e kapaciteteve kibernetike,Ngritja e Njësisë për siguri kibernetike në FSK, viti 2019. Pastaj në vitin 2023 është bërë Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike 2023”, u shpreh ajo.

Tutje, Bajrami deklaroi se misioni i Njësisë për Siguri Kibernetike  operon dhe siguron rrjetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Mundëson lirinë e manovrimit të FSK-së në hapësirën kibernetike”.

Më tej, ajo tha se bëjnë trajnime të vazhdueshme për stafin lidhur me sigurinë kibernetike.

“Siguria kibernetike është një problem global që duhet të adresohet globalisht nga të gjitha qeveritë së bashku”, tha ajo.

“DefendX” është një konferencë vjetore e sigurisë kibernetike, e përkushtuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së informacionit. /Telegrafi/

Read Previous

Nga përplasjet deri te Banjska, çka ndodhi mbrëmë në takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Read Next

Bikliqi: Shumë biznese në Kosovë nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat