Bajrami: Rritja ekonomike e Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 është më e ulëta ndonjëherë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se rritja ekonomike e Kosovës në tre mujorin e dytë të vitit 2023 është “më e ulëta ndonjëherë”.

Bajrami thotë se në kohën kur është votuar Qeveria Kurti II rritja ekonomike në vend ka qënë mbi 16 për qind, ndërsa tashmë është 2.02 për qind.

“Ne e dimë që në atë kohë ka qënë edhe bumi postpandemik, por situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike: që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë refomë për pëmirësim të ambientit të biznesit,nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkpunim me komuna, nuk ka diolog me biznese, korrupcion, nepotizëm dhe tenderë me negociim”, shkruan Bajrami. /EO/

Read Previous

Tmerr për 270 pasagjerë, avioni humbet 8500 metra lartësi në 10 minuta

Read Next

Erdogan për Suedinë: Në fillim zbatimi i ligjit, më pas anëtarësimi në NATO