Babai thotë se vajza e tij e mitur u sulmua seksualisht në Gjakovë

Më datë 13.02.2022, rreth orës 14:00 në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur ankuesi së bashku me vajzën e tij të mitur, dhe ka deklaruar se vajza e tij me datë 13.02.2022 rreth orës 11:00 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte takuar me të dyshuarin e lartëcekur në qytet dhe se i njëjti dyshon se i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht.

Viktima e pohon se ka pas shkëmbim puthjesh me të dyshuarin por e mohon te këtë pas marrëdhënie seksuale.

Viktima deklaron se nuk ka lëndime apo shenja te dhunës dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari po ashtu i mitur është intervistuar nga njësia e hetimeve rajonale dhe me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Syri, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i informimit në drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë.

Read Previous

Me viza të falsifikuara gjermane e belge tentuan kalimin nga Rinasi, arrestohen 3 kosovarë

Read Next

​Pas regjistrimit të Listës “Guxo” si parti, Gërvalla: Do ta thellojmë bashkëpunimin me VV