E ftuar Në katër Sy ishte Luljeta Demolli, Drejtoreshë ekzekutive e Qendrës kosovare për studime gjinore.
Kryesisht Qendra kosovare për studime gjinore merret me integrimin ose rehabilitimin e pozitës së gruas në shoqëri, e Drejtoresha Demolli tha që kjo qendër aktivitetin e saj e nisi që në vitin 2003. Ajo çfarë kjo qendër ka primare është përfshirja e prespektivës gjinore në të gjithë sektorët e jetës duke lobuar tek akterët e ndryshëm duke avokuar dhe krijuar politika.
Tutje ajo shtoi që, qëllimi është që të krijojnë politika për ndryshimin e gjendjes, ndërrimin e normave gjinore, hulumtime për barazi gjinore. Para se të fillojmë punën tonë ne kujdesemi të hulumtojmë të kuptojmë në thelb problemin gjinor, shtoi tutje, Demolli.
Për ta ndjekur intervistën e plotë klikoni linkun më poshtë:
Avokimi për të drejtat e grave është prioritet i QSGJK, flet Luljeta Demolli