Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës: Manchester United përballet me Romën, Arsenal me Villareal

Pasi janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinale.

Manchester United që mposhti Granadan në të dyja ndeshjet do të përballet me Romën që ishte më e mirë se Ajaxi.

Ndeshja mes italianëve dhe holandezeve doli të jetë më konkurruesja, ku Roma me rezultat të përgjithshëm 3-2 kaloi tutje.

Në anën tjetër Arsenali do të luajë me Villarrealin në gjysmëfinalen tjetër.

Arsenali e mposhti Slavian me rezultat të përgjithshëm 5-1, ndërsa Villarreali ishte më i mirë se Dinamo Zagreb që e mposhti 3-1 me rezultat të përgjithshëm.

Read Previous

Avokimi për të drejtat e grave është prioritet i QSGJK, flet Luljeta Demolli

Read Next

Sergio Ramos drejt largimit nga Real Madridi