Avokati i ish-presidentit Thaçi thotë se çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar Gjykatës Speciale pasi kjo e fundit prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë me seli në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luka Mishetiq ka shkruar se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës
Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, ka shkruar ai./express

Read Previous

Gana fiton me gol të minutave shtesë

Read Next

Gazi amerikan, çfarë thonë nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës?