Avokati Arianit Koci ka arritur në Kuvendin e Kosovës për ta zhvilluar një aksion simbolik para vazhdimit të seancës konstituive për herë të 27-të.
Para mediave, tek hyrja kryesore e Kuvendit ai tha se aksioni i tij s’ka të bëjë me asnjë prapavijë politike, mirëpo qëllimi është që deputetët “me u marrë vesh dhe me ecë përpara në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurti”.
Ai këtë aksion e zhvilloi pasi në rrjetin e tij social Facebook propozoi dhe ftoi të gjithë qytetarët që të bllokojnë deputetët në Kuvend deri në krijimin e një zgjidhjeje.