Ditën e sotme e kaloi ne Gjakovë Kryeministri në detyrë njëherit kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokartike e Kosovës Avdullah Hoti, i cili vizitoi edhe Nënën Ferdonije Qerkezi. Nëna e cila në luftën e fundit në Kosovë humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin e saj. Hoti u shpreh se primare do të jetë zbardhja e fatit të të pagjeturve.
Nënë Ferdonija falenderoi për vizitën Hotin dhe kërkoi që kush do që të jetë në krye të shtetit të bëjë të pamundurën që eshtrat e më të dashurve të tyre të kthehen në Kosovë.
Kryeministri në detyrë vizitoi edhe shtëpinë muze ku pa nga afër të gjitha gjurmët e familjes Qerkezi.
Avdullah Hoti viziton shtëpinë muze të familjes Qerkezi