Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka rikujtuar se therjet e kurbaneve duhet të bëhen në thertore të licencuara.
Në njoftim thuhet se objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.
“Therjet rituale për festën e Kurban Bajramit, por edhe therjet e rëndomta duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Andaj të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘Kurban Bajrami’ e cila festohet me datë 6 qershor, e premte… Në frymën e respektimit të ligjit dhe ruajtjes se shëndetit publik, ju kërkojmë që therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e thertoreve. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani që po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve që i ekspozohen të nxehtit”, thuhet në njoftim.
Referuar komunikatës së AUV-it, objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.
“Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, thuhet tutje.
Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në ueb faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/bizneset/bizneset-e-aprovuara-per-ushqime-me-origjine-shtazore/ ./Telegrafi/