AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në Qendrat Turistike

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në Qendrat turistike, transmeton TV21. Nga AUV bëjnë të ditur se janë kontrolluar 18 operatorë ushqimorë në Qendrat e Skijimit edhe atë në Kodër të Diellit, Mavrovë, Ponikva, Krushevë, Pelister dhe në Mihajlovo.

AUV njofton se inspektorët e Agjencisë kanë vërejtur parregullsi vetëm të një operator, i cili siç thonë, nuk ka qenë i regjistruar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari si operator ushqimor, me të cilën i është shqiptuar gjobë dhe i është dhënë urdhër për regjistrim të menjëhershëm./Express

Read Previous

KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete të diasporës

Read Next

Në fushatën zgjedhore mungon zëri i grave