Autobusi përplaset me një veturë në qendër të Tiranës, ka të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku janë përfshirë një autobus dhe një makinë e vogël.

Aksidenti ka ndodhur në qendër dhe për pasojë kanë marrë plagë të lehta 4 pasagjerë të autobusit që janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, raporton A2.

Shkaqet e aksidentit janë të panjohura ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read Previous

Raporti i datës 20 prill nga spitali “Isa Grezda”

Read Next

OBSh-ja raporton shkallë alarmante të pacientëve të moshës 25 deri në 59 vjeçare