Auditori i Brendshëm ka realizuar 100% planin e punës për vitin 2020

Gjatë vitit 2020 Njësia e Auditimit të Brendshëm pranë kuvendit komunal në Gjakovë në planin vjetor të punës kishte paraparë që të realizojë tri auditime të brendshme në sektore të ndryshme. Sipas auditorit, Blerim Morina ky plan është realizuar 100%, konform funksionit ligjor.

Edhe këtë vit janë të planifikuara tri auditime të cilat janë vlerësuar në bazë të menaxhimit të rrezikut.

Morina tregoi se në cilët sektorë kërkohet të bëhet vlerësimi dhe monitorimi më shumë.

Funksioni i auditimit të brendshëm është ofrimi i sigurisë së pavarur dhe objektive për sektorin publik në këtë rast kryetarin. Që do të thotë se të gjeturat e detajuara dhe konkluzionet e auditimit i adresohen zyrës së kryetarit të komunës dhe të gjitha rekomandimet e dhëna diskutohen dhe zbatohen varësisht nga plani i veprimit të secilit dikaster komunal.

Read Previous

Vetaksident në Veternik, katër të lënduar

Read Next

Gjakova vazhdon të jetë në zonën e kuqe