Atletico propozon shkëmbimin mes Felix dhe Griezmann

Skuadra e Atletico Madridit po synon kthimin e sulmuesit francez Antoine Griezmann, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2019, kanë raportuar mediumet spanjolle.

Mësohet se trajneri i Atleticos, Diego Simeone po kërkon transferimin e Griezmannit, të cilin po dëshiron ta bëjë partner të Luis Suarezit në repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Madje, mësohet se Atletico është i gatshëm t’ia ofrojë në shkëmbim sulmuesin portugez Joao Felix, i cili nuk ka bindur trajnerin Simeone.

Griezmann këtë edicion ka treguar formë të mirë te Barcelona, duke shënuar 19 gola dhe asistuar 12 herë në 48 ndeshje në të gjitha garat.

30-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024 kurse ka luajtur për Atletico Madridin prej vitit 2014 deri në vitin 2019./Koha.net/

Read Previous

Biden mbështet Izraelin, Netanyahu zotohet se do ta luftojë Hamasin

Read Next

Neymar: Dua të luaj me Cristiano Ronaldon