ATK ka filluar aktivitete intensive për inspektimin e tatimpaguesve

Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar një plan operativ për periudhën korrik-shtator, i cili ka fokus inspektimin e aktiviteteve ekonomike që zhvillohen nga ana e tatimpaguesve. Me implementimin e këtij plani operativ do të bëhet verifikimi i deklarimeve të tyre kundrejt qarkullimit nga ana e bizneseve.

Në bizneset ku hasen me shumë parregullsi janë bizneset e ndërtimtarisë, të cilat zakonisht nuk janë të saktë në deklarimin e të gjithë punëtorëve.

Me zbatimin e këtij plani, Administrata Tatimore e Kosovës synon të arrijë rezultate dhe efekte në trajtimin e drejtë të të gjithë tatimpaguesve.

Read Previous

Pritet të ndërrohet lokacioni i qendrës së vaksinimit, shkak temperaturat e larta

Read Next

Aksident trafiku në qendër të Gjakovës