Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka befasuar me skuadrën e tij të re.
Nuhiu i është bashkuar skuadrës austriake, SCR Altach.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit e cila ka publikuar një fotografi të Nuhiut teksa po firmoste kontratën.
Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Austria.
SCR Altach bën pjesë në elitën e futbollit austriak.
Atdhe Nuhiu u largua nga Kombëtarja e Kosovës në futboll para pak muajsh./korrektpress.org/