Atalanta refuzon interesimin e gjigantit të Ligës Premier për Lookman

Atalanta thuhet se nuk është e gatshme të shesë asnjë nga yjet e saj në afatin kalimtar të janarit, përfshirë Ademola Lookman, i cili kërkohet nga Liverpooli.

Gjigantët e Ligës Premier, Liverpooli, kanë vënë në sy sulmuesin e Atalantas, Lookman, por ‘La Dea’ nuk do të shesë asnjë nga yjet e tyre në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Atalanta tashmë i ka ‘i thënë jo’ një kërkese të Liverpoolit për sulmuesin 27-vjeçar.

Nigeriani u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024 dhe ka kontribuar në rezultatet mbresëlënëse të klubit nga Bergamo.

Lookman tashmë ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Sezonin e kaluar, ai ndihmoi Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian duke shënuar një het-trik në finalen e Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusen.

Atalanta ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në Serie A dhe është lideri aktual i tabelës, duke qenë një nga pretendentët kryesor me Interin dhe Napolin.

Lookman ishte në bisedime për t’iu bashkuar PSG-së verën e kaluar, por përfundimisht mbeti në Bergamo, ku kontrata e tij skadon në 2026.

Rivalët vendas të Liverpoolit, Manchester City dhe Manchester United, kanë synuar një tjetër yll të Atalantas, Ederson, por La Dea do ta mbajë brazilianin deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Read Previous

Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Read Next

Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit