Islanda ka arritur të shmangë valën e katërt të pandemisë koronavirus me anë të vaksinimit masiv të popullatës, por edhe mbajtjes së maskave nga qytetarët. Ky shtet prej majit nuk ka raportuar viktimë nga koronavirusi.
Shefi i epidemiologjisë në vend, Thorolfur Gudnason, konfirmon për CNN se vendi ka regjistruar zero viktima që nga muaji maj.
“Mendoj se vaksinimi në masë ka parandaluar rastet me pasoja serioze”, thotë ai.
Doktor Pall Matthiasson drejton spitalin më të madh të Islandës. Ai thotë se skenarët e tmerrshëm gjatë kësaj vale të katërt janë shmangur nga sjelljet e bashkëqytetarëve. “Po të mos kishim vaksinim në popullatën tonë, mendoj se do të ishte katastrofike”.
/GazetaSinjali/