Arturo Vidal pritet të largohet nga Inter gjatë verës

Arturo Vidal do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit dëshirojnë ta shesin kilianin pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Vidal ka kontratë me Interin deri në vitin 2022. Për mesfushorin 33-vjeçar interesim kanë shprehur dy skuadra.

Flamengo dhe Marseille janë ekipet që e dëshirojnë kilianin. Por, thuhet se lojtari ka refuzuar mundësin për t’u transferuar të njëra nga këto skuadra.

Vidal këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat./Koha.net/

Read Previous

Real Madridi ka rikthyer interesimin për Raheem Sterling

Read Next

Pirja e ujit mund të jetë çelësi i gjendjes më të mirë shpirtërore dhe lumturisë