Arteta për Saka: Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm

Sulmuesi i Arsenal, Bukayo Saka, është lider i padiskutueshëm i këtij ekipi. Këtë gjë e konfirmoi edhe në mesjavë, me dy gola e një asist në fitoren 3-0 ndaj Monaco në Champions League.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Unë mendoj se përfshirja e tij në kaq shumë gola tregon për aftësitë e tij. Është shumë modest, një djalë i mrekullueshëm për të pasur në ekip dhe një talent i jashtëzakonshëm”, tha Mikel Arteta.

Më tej, trajneri i Arsenal shtoi: “Ai është një person i veçantë. Në rolin e tij, lidershipi i tij po rritet. Është i mrekullueshëm me të gjithë në ekip dhe staf. Dhe, kur është në fushë, ai bën diferencën për ne”. /Telesport.al/

Read Previous

“Shqipëria, vendi që po tërheq turistë e investitorë të huaj”

Read Next

BE-ja do t’i dërgojë Sirisë ndihmë përmes Turqisë