Arsenal-i u mposht nga Manchester City me rezultat 1:3 në mbrëmjen e kaluar, humbje kjo që bëri që skuadra e Mikel Arteta-s ta lëshojë vendin e parë në tabelën e Premier Leauge pas një kohe të gjatë.
Pas kësaj ndeshje, foli në konferencën për media Arteta, i cili tha se ende nuk ka mbaruar asgjë dhe ekipi i tij ka gjasa të mira ta fitojë kampionatin.
“Kam më shumë besim (për të fituar ligën) sepse shoh një skuadër që shkon ballë për ballë me ta. Duhet të shkosh në tjetrën dhe pas tre ditësh kemi një lojë tjetër. Kam më shumë besim te lojtarët e mi”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll pas ndeshjes.
“Ajo që bëmë ndaj Manchester City-t nuk ishte më e mira nga ana e ekipit tonë. Por, ne donim vetëm të merrnim pikë, gjë që nuk ia dolëm”, tha mes tjerash Mikel Arteta.
Pra, pas ndeshjes së mbrëmshme, Manchester City tani qëndron në vendin e parë në tabelë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenal-i, por me një ndeshje më shumë për ta zhvilluar. /Albanianpost.com