Arteta: Duhet të vuajmë pasojat, tashmë asgjë nuk është më në dorën tonë

Skuadra e Arsenal humbi një shans të mirë fundjavën e kaluar për t’iu afruar Liverpool në renditjen e Premier League, por “topçinjtë” u mundën 0-1 nga West Ham. Një ndeshje që Arsenal e mbylli me 10 lojtarë. Trajneri Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer dhe tshmë shanset për titull, me 11 pikë pas “reds” janë të pakta.

“Loja që bëmë ndaj West Ham nuk ishte aspak afër niveleve që ne duhet të arrijmë për të pasur mundësinë për të fituar Ligën Premier. Jam shumë i zhgënjyer padyshim. Shumë i zemëruar gjithashtu. Asnjëherë nuk e kam ndjerë se ishim në standardin dhe nivelin që nevojitet për të fituar”, tha Arteta.

“Të gjithë ne duhet të jemi të zemëruar dhe unë jam përgjegjës për këtë. Mendoj se duhet të shikojmë veten në pasqyrën dhe të mendojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë. Vullneti dhe dëshira nuk na mungojnë. Duhet të japësh më shumë cilësi për të shkatërruar një ekip të mirë”, shtoi trajneri spanjoll.

I pyetur për shanset e tyre për të kapur Liverpool në garën për titull, Arteta shtoi: “Nuk është në duart tona. Unë jam i zhgënjyer me gjërat që janë në dorën tonë, që nuk i bëmë aq mirë sa mundëm. Duhet ta ndjejmë dhimbjen, e meritojmë. Duhet të vuajmë deri në fund dhe ta kthejmë në dëshirë për fitore”. /Telesport.al/

Read Previous

​Itali: Shpërthen sërish vullkani Etna

Read Next

Armando Broja vijon të jetë i dëmtuar