Të ftuar në “Miq në pasdite” ishin Drita Rexhaj dhe Florin Dautaga, të cilët folën për rëndësinë e bletës, vlerat dhe rëndësinë e produkteve të saj.
Rëndom kur kemi dëgjuar të flitet për helmin, gjithmonë e kemi marrë në konotacion negativ, por jo dhe tek bleta. Dy të ftuarit tanë na treguan se helmi i bletës, si produkt, ka rëndësi të madhe dhe vlera ushqyese, madje dhe me veti anti-kancerogjene. Por për ta nxjerrë atë nga bleta thanë se është një proces i vështirë dhe duhet infrastruktura dhe teknologjia e duhur.
Të pyetur se sa shpesh janë pickuar nga bleta dhe se si kanë vepruar, Florini tha se bletarët jetojnë më gjatë pikërisht nga pickimi i bletës, kurse Drita tha se lumturohet kur ndodh një gjë e tillë sepse bashkë me thumbin e bletës merr dhe “ilaçin” e saj helmin. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
Arsyeja pse bletarët jetojnë më gjatë, bleta!