Arsenal pranë transferimit të Trossard

Arsenalit i është ofruar një shans për të nënshkruar me Leandro Trossard të Brighton, sipas The Independent.

Trossard, 28, ka qenë gjithashtu i lidhur me Chelsean dhe Tottenham, por u la jashtë skuadrës së Brighton për fitoren ndaj Liverpool nga trajneri Roberto De Zerbi për shkak të qëndrimit dhe sjelljes së tij të dobët të dukshme.

Reprezentuesi belg, i cili luajti në Kupën e Botës 2022, shpreson të largohet nga klubi këtë muaj, por Brighton do ta vlerësojë atë shumë pasi ai ka shtatë gola në 16 ndeshje në Premier League.

Trossard ka qenë një lojtar shumë i kërkuar nga klubet angleze, por deri më tani, asnjë nga ekipet nuk kanë pasur mundësinë ta transferojnë.

Mirëpo, Arsenal kanë mundësinë ta transferojnë belgun pasi u lëndua Gabriel Jesus.

 /Albanianpost.com/

Read Previous

Tregtia e Kinës me Rusinë arriti një rekord prej 190 miliardë dollarësh

Read Next

Kalaja e Rozafës, atraksion i vizitueshëm edhe në mbrëmje