Arritjet e Doganës së Kosovës, Llugaliu: Do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me sektorin privat

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu ka deklaruar se arritjet që ka pasur dogana në krijimin e lehtësirave për tregti do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me partnerët e sektorit privat dhe pa përkushtimin e stafit të cilët ka qenë të përkushtuar në inovacion dhe krijimin e lehtësirave në të gjitha fazat.

Ai tha se ne kohën pas pandemisë sistemi tregtar global ka pësuar ndryshime dhe ka pasur goditje ku të gjitha shtetet janë detyruar të formësojnë politikën, praktikat dhe proceset se si të kontrollojnë tregtinë e jashtme duke theksuar se edhe Republika e Kosovës ka pasur këto goditje.

“Unë konsideroj se nga të hyrat që mbledhim, e që në dy vitet pas pandemisë kemi arritur të tejkalojmë trefish rritjen ekonomike, ndërsa në vitin e kaluar dyfish”, tha Llugaliu. /RTK/

Read Previous

Murati: Kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit i ka ndihmuar bizneset

Read Next

Ali Ahmeti: Të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë