Murati: Kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit i ka ndihmuar bizneset

Dogana e Kosovës i prezantoi lehtësirat e krijuara dhe bashkëbisedoi me komunitetin e biznesit. Në konferencë u tha se Dogana e Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar sistemin dhe proceset drejt lehtësimit të tregtisë.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili përmendi disa prej hapave që janë marrë viteve të fundit, siç është kthimi i terminaleve doganore në operim shtetëror në mënyrë që të hiqet barra administrative, por edhe kostoja financiare për shumë biznese.

Ministri Murati ka thënë se Qeveria ka punuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar se me hapjen dhe zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit do të ulet kostoja për biznes. Ai përmendi edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve.

“Kthimi i terminaleve doganore në pronësi apo në operim shtetëror, në mënyrë që të hiqet edhe barra administrative, por edhe kostoja financiare për shumë biznese. Kemi filluar zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit që ulë koston e bizneseve, sepse mund të përfshihen disa prej kontrolleve dhe të ulen edhe kostot e bizneseve që kalojnë mallrat e tyre në atë port”, padeklaruar Murati.

Sipas tij, me mbështetjen e Bankës Botërore është miratuar edhe themelimi i dritares kombëtare që u ndihmon tregtarëve t’i kryejnë shërbimet në mënyrë digjitale.

Ndërsa, drejtor i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu ka deklaruar se arritjet që ka pasur dogana në krijimin e lehtësirave për tregti do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me partnerët e sektorit privat dhe pa përkushtimin e stafit të cilët ka qenë të përkushtuar në inovacion dhe krijimin e lehtësirave në të gjitha fazat.

Ai tha se ne kohën pas pandemisë sistemi tregtar global ka pësuar ndryshime dhe ka pasur goditje ku të gjitha shtetet janë detyruar të formësojnë politikën, praktikat dhe proceset se si të kontrollojnë tregtinë e jashtme duke theksuar se edhe Republika e Kosovës ka pasur këto goditje.

“Unë konsideroj se nga të hyrat që mbledhim, e që në dy vitet pas pandemisë kemi arritur të tejkalojmë trefish rritjen ekonomike, ndërsa në vitin e kaluar dyfish”, tha Llugaliu.

Kurse Zef Dedaj U.D. Drejtorit të përgjithshëm i KIESA, tha se në vitin 2023 kemi rritje të investimeve të huaja krahasuar me vitin 2022, “e që pikërisht për rritjen e investimeve të huaja jemi komplimentu nga raporti i progresit”, tha Dedaj. /RTK/

Read Previous

SHBA mohon që rebelët Houthi sulmuan luftanijen e saj

Read Next

Arritjet e Doganës së Kosovës, Llugaliu: Do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin me sektorin privat