Arrijnë mbi 106 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kanë arritur edhe 106.470 doza të reja të vaksinave Pfizer.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe dozat tjera të porositura ndërkohë që 81.900 doza kanë mbërritur mbrëmë.

“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

Read Previous

Vuçiq reagon pas largimit të serbes nga Gjakova

Read Next

AAK prezanton emrat e 13 kandidatëve për kryetarë komunash