Arrestohet një zyrtar në Gjakovë pasi kërkoi ryshfet për rregullimin e dokumentacionit

Është arrestuar të premten një zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë për marrje të ryshfetit. 

Ai dyshohet se i ka kërkuar një personi 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. 

Raporti i plotë i policisë:

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Read Previous

Protestat godasin rëndë ekonominë turke

Read Next

Pse është e rëndësishme njohja nga Kenia?